Një pushues rumun është dëmtuar rëndë ditën e sotme në det pas hedhjes me kokë në një nga plazhet e Ksamilit.
Mësohet se Catälin–Dumitru Macanu, 38-vjeç, është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës ku mjekët kanë konstatuar frakturë në pjesën e qafës dhe paralizë të gjymtyrëve.
Më pas ai është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore.