Policia njofton se nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasi R. P., 34 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë.
Arrestimi i tij është kryer pasi është konstatuar duke ndërtuar pa leje, në amabientet e jashtme të njësisë së shërbimit që ky shtetas ka në Ksamil.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.