Kryetari i PD, Sali Berisha po zhvillon sot një takim me Kryesinë në Degën Gjirokastër.

Në fjalën e tij, Berisha është te një nga premtimet e tij, mbrojtja e votës. Sipas tij, mbrojtja e votës për opozitës është një proces, duke marrë pjesë në zgjedhje, cilido që të ishte çmimi.

Berisha: Nuk do të mund të krijonte nj realitet që nuk është për të justifikuar humbjet apo disfatat  tona, por ne jemi përpara një realiteti, i cili nuk mund të injorohet më tej.

Nuk mund të injorohet më tej, sepse nuk dua të bëj historikun, por po marr vetëm një aspekt.

Një nga zotimet solemne të Sali Berishës, po edhe të atyre që ai përfaqëson, ka qenë mbrojtja e votës. Mbrojtja e votës së qytetarëve shqiptarëve.

Në mënyrë të përsëritur, edhe demokratë, por edhe gazetarë kanë shtruar pyetjen: Si do ta mbroni ju votën?

Kanë marrë një përgjigje: Mbrojtja e votës për ne është një proces! Se duhet të jemi … dhe në këtë përgjigje, kam konstatuar se pati nga ata që e kuptuan, që nuk janë edhe me ne, por e kuptuan se çfarë nënkuptonte një proces. Pra, ne nuk nënkuptonim mbrojtjen e votës me pushkë, ditën e votimit, nuk nënkuptonim mbrojtjen e votës ditën e votimit me bojkot të zgjedhjeve, sepse kishim bërë një gabim historik me largimin nga zgjedhjet lokale, kishim firmosur në mënyrë të verbër instalimin e monizmit që kishim rrëzuar vetë dhe ajo s’mund të ndodhte.

Do të merrnim pjesë në zgjedhje, cilido që të ishte çmimi, do të merrnim pjesë në zgjedhje pavarësisht se para syve tanë u shkel çdo nen i Kodit Zgjedhor, u bë çdo diskriminim dhe pabarazi që mund të krijohej, ndaj një force politike, megjithatë jua them juve që ne vepruam drejt që morën pjesë në zgjedhje.

Por, çfarë konstatuam ne, se ne jemi forcë politike, jemi shtab politik dhe forca e transformimeve më epokale të këtij vendi, të cilat janë e shkuara, miqtë e mirë. Ato transformime janë e shkuar, nuk janë e sotme. E theksoj këtë.