Prej më shumë se 3 orësh Edi Rama vijon dëshminë e tij në Komisionin Hetimor Parlamentar për mbetjet, ku tha se shifra e cituar nga PD është e fryrë.
I pyetur nga kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku, nëse e di që dy prej inceneratorëve nuk kanë përfunduar ende, Rama i mbrojti me zell këro investime, duke thënë se janë vepra për të cilat ndihet krenar.
Rama tha se në inceneratorin e Fierit ka pasur vonesa, për shkak se ka pasur rezistencë të banorëve, dhe është ndryshuar vendi se ku do të ndërtohet impianti i mbetjeve.
Rama: Për plehrat do të paguhet një më një, kemi të bëjmë me këto para, për Tiranën kam një dokument që është 36.9 milionë euro, në një çmim për ton 29 euro, ka një krahasim për çmimin për të njëjtin shërbim në vende të tjera, shpresoj që të ma gjejnë . Këto para janë për shërbimin, nuk janë para që i ka marrë kompania, janë para që i jep qeveria për mbështetje, pa rritur taksat më tej për shërbimin.
Ju kujtoj që qeveria e mëparshme, i është kërkuar nga bashkia e Tiranës, që për shërbimin e pastrimit, të mos i hyjmë komenteve që ishte katastrofë, nuk ka 100 milionë ky është thelbi. Këto janë para që paguhen ditë për ditë, dhe janë arsye se pse Tirana është e pastër, dhe Durrësi merr frymë lirisht.
Mund të vazhdojmë deri pasnesër, unë këtu jam. Këtu është çështja se çfarë dëgjojnë të gjithë, jo vetëm se çfarë dëgjoni ju.
Tabaku: A ka projekte të tjera që kanë marrë një mobilizim të tillë financiar?
Rama: O zonjë unë kam ardhur për lekët këtu, ku janë 430 milionë eurot që thoni ju
Tabaku: A ka projekte të tjera që kanë marrë një mobilizim financiar të tillë?
Rama: Çfarë vendime se na bërë…
Tabaku: Sa i keni ndjekur projektet e inceneratorëve, gjatë kohës që keni qenë në detyrën e kryeministrit, pas momentit të nënshkrimit të tyre?
Rama: Siç kam ndjekur dhe ndjek projekte deri në detaje, që e kot tjua shpjegoj këtu se as mendja nuk ua ha. Jo si teknik, as si supervizor, thjesht duke kërkuar që të përfundojnë sa më parë.
Tabaku: A jeni në dijeni që dy inceneratorë nuk e bëjnë incenerimin, dhe që inceratori i Elbasanit është i fikur?
Rama: Ndërtimi i këtyre veprave komplekse, ka pasur problematikat e veta, Elbasani është një vepër që ka folur vetë, teknikalitetet për energjinë ua kanë dhënë të tjerë persona këtu. Fieri ka pasur të tjera probleme, pasi janë vendosur trupa për tju thënë që të ndalojnë plehrat, është bërë ndryshimi i vendit, që këto projekte janë një nga krenaritë e mija si kryeministër kjo nuk ka asnjë pikë dyshimi.