Një 50 vjeçar banues në lagjen “Popullore’ në Shijak është plagosur mbrëmjen e djeshme.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
Gjithashtu pasi është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli, është bërë i mundur dhe lokalizimi i autorit.
Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona për të bërë të mundur lokalizimin e autorit të dyshuar.
Njoftimi i policisë:
Sot, me datë 01.06.2023, rreth orës 22:10,a në Shijak, në lagjen “Popullore”, shtetasi E. H., 38 vjeç, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin A. Ç., 50 vjeç, banues në Shijak, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të 38-vjeçarit, me qëllim kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.