Kompania “One” ka reaguar pas sulmit kibernetik.

Në një postim në faqen e kompanisë thuhet se sot është evidentuar dhe trajtuar në mënyrë aktive një incident i sigurisë kibernetike.

“One”thotë se pavarësisht hakimit shërbimet kanë qenë të pandikuara dhe kanë funksionuar gjatë ditës.

“Ditën e sotme kemi evidentuar dhe trajtuar me kapacitete të plota dhe në mënyrë aktive një incident të sigurisë kibernetike.

Pavarësisht këtij sulmi, shërbimet e One Albania kanë qenë të pandikuara dhe kanë funksionuar normalisht gjatë gjithë ditës, duke përfshirë shërbimet për klientët si celular, fiks dhe IPTV.

Në bashkëpunim të ngushtë me institucionet shtetërore AKEP dhe AKCESK vazhdojmë të punojmë për të siguruar plotësisht shërbimet dhe të dhënat.

Duke vlerësuar mbështetjen dhe mirëkuptimin tuaj mbetemi të përkushtuar për ruajtjen e transparencës gjatë gjithë procesit”, thuhet në njoftim.