Policia ka arritur të kapë autorin e vrasjes së dyfishtë që tronditi Gramshin pasditen e sotme.
Blutë njoftojnë se kanë vënë në pranga Xhevit Sinanin rreth 75 vjeç, i cili ka vrarë me sende të forta gruan e tij Zeqine Sinani e më pas vëllain Shaqir Sinani.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Policisë, falë reagimit në kohë kanë kapur në këto momente autorin e krimit të dyfishtë .
Dyshohet se shtetasi Xhevit Sinani rreth 75 vjeç, dyshohet se ka vrare me sende të forta bashkeshorten Zeqine Sinani dhe vellane e tij Shaqir Sinani.