Një denoncim anonim dërgoi policinë greke në një rurale kufitare me Shqipërinë, ku zbuluan çanta të fshehura plot me drogë që i kishin lënë disa persona ende të panjohur, me sa duket për t’u marrë nga bashkëpunëtorët e tyre.
Punonjësit e policisë që lokalizuan ngarkesën “jetime” kanë telefonuar kolegët e tyre të Prokurorisë së Drogës së Janinës , të cilët kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë marrë çantat, në të cilat ndodheshin 40 pako me kanabis të papërpunuar me peshë totale rreth 50 kg.
Vijojnë hetimet paraprake për përcaktimin e identitetit të atyre që transportuan drogën në zonën kufitare.
Ka dyshime se janë shqiptarët poseduesit e froges ne fjale, tashmë të kthyer në vendlindje por edhe të atyre që do ta merrnin për t’u trafikuar në Greqi.