Arrestohet në kufirin e Kakavijës një kroat që udhëtonte me autobus të linjave të Shqipërisë.
Mësohet se 19-vjeçari dyshohet se është ndër huliganët që qëlluan për vdekje dje në Athinë 29-vjeçarin grek M.K., tifoz të AEK.
I riu është dërguar në policinë e Janinës për të verifikuar të dhënat si dhe kur ka hyrë në Greqi.
Sakaq 7 kroatë të tjerë janë arrestuar në kufirin e Evzones me Maqedoninë Veriore, teksa në automjetin e tyre janë gjetur armë të ftohta dhe sende tifozësh të Dinamo Zagreb.