Një shtetas shqiptar është arrestuar të dielën në pikën kufitare të Kakavijës në tokën greke, pasi sipas autoriteteve helene ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.
Ervin Lekdushi u kap gjatë tentativës së tij për të kaluar nga një rrugë dytësore mbi doganën greke, një rrugë nga e cila kalojnë shpesh personat që shkelin ditët e qëndrimit në zonën Shengen për të shmangur penalitetet prej palës greke.
Pasi u shoqërua në rajonin e pikës kufitare, rezultoi se 40-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Turqia, ku ishte dënuar në mungesë me 30 vjet burg nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.
I arrestuari u tha agjentëve grekë të sigurisë se tentoi të hynte në vendin tonë nga kufiri, pasi besonte se nuk do të kapej prej rojeve kufitare. Ai do të dërgohet në gjykatën e Janinës,e cila do të vendosë nëse do ta ekstradojë ose jo drejtë Turqisë për të kryer dëmin që gjykatat e atij vendi i kanë dhënë.