Më orët e para të mëngjesit vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e motit të vranët i cili do të gjenerojnë rreshje shiu, ku herë pas here do të ketë rrebeshe afatshkurtra.

Deri në orët e pasdites Shqipëria mbetet me vranësira dhe rrebeshe shiu, më të fokusuara në Veriperëndim dhe Jugperëndim të territorit. Në mbrëmje pritet përmirësim i përkohshëm i motit në zonat Perëndimore duke lënë pjesën tjetër të vendit me reshje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 22°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.