Moti do të jetë ditën e sotme me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore. Temperaturat minimale do të luhaten 12-23 gradë, temperaturat maksimale parashikohen me 27 -33°C në veri, 31-34°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit.

Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 10 – 15 m/sek dhe dallgëzim të forcës 4 – 5 ballë në det të hapur.

Gjatë gjithë kësaj jave priten temperatura shumë të larta.

Pas një muaji Qershor të lagësht dhe reshje shiu, tabloja meteorologjike ndryshon totalisht jo vetëm për territorin e vendit tonë por edhe për një pjesë të madhe të kontinentit europian dhe kryesisht europën mesdhetare.