Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të karakterziohet nga një mot i vranët dhe me reshje, që në zonat Veriore dhe Veriperëndimore do të jenë më dendura e madje, ku parashikohet të ketë edhe rrebeshe afatshkurtra shiu.

Ndërsa mbrëmja dhe orët e vona të natës do të sjellin përmirësim gradual të kushteve të motit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por do të ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 20°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.