Gjatë paradites moti në vendin tonë do të paraqitet nën ndikimin e vranësirave në të gjithë territorin e vendit, ku do të ketë edhe reshje shiu. P

arashikohet që në skajin jugor dhe në zonat veriore herë pas here të ketë rrebeshe shiu të izoluara. Mbeten vranësirat e shpeshta prezente përgjatë gjithë ditës duke krijuar mundësi për reshje shiu. Por pas mesdite parashikohet që reshjet të jenë në sasi më të pakët në zonat perëndimore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të bien lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 24°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi  Verior -Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.