Mediet greke kanë publikuar foton e 51-vjeçarit shqiptar që vrau me thikë gruan e tij 41-vjeçare me thikë në Zakinthos të Greqisë.
Gruaja fatkeqe ndërroi jetë në spitalin e Zakinthos, si pasojë e plagëve të marra nga thika në fyt dhe në gjoks.
51-vjeçari dyshohet se ka abuzuar sistematikisht me viktimën, për pasojë, 41-vjeçarja e ka denoncuar në polici për rrahje.
Megjithatë, gruaja fatkeqe ishte e bindur se burri i saj kishte kapërcyer xhelozinë patologjike që kishte për të dhe kështu 41-vjeçarja e pranoi në shtëpi.
Si ndodhi ngjarja
Gjatë një debati që çifti ka pasur, 51-vjeçari ka humbur kontrollin, ka rrahur rëndë 41-vjeçaren dhe ajo e ka denoncuar sërish.
Por pak orë më vonë ajo u gjet e pajetë në shtëpi.