Personi në foto është Tafik Tashi, që vrau me sëpatë Alma Qevani, kunatën e tij.
Krimi i rëndë ndodhi mesditën e së mërkurës (17 maj) në fshatin Kusarth të Elbasanit.
Viktima ishte së bashku me të motrën kur kunati e goditi për vdekje me sëpatë.
Në dëshminë para hetuesve ai ka deklaruar se e vrau kunatën pasi ajo nuk lejonte të motrën të shkonte në shtëpinë e tij.
Kjo ka qenë edhe pikënisja e konfliktit që përfundoi tragjikisht.
Para hetuesve Tafik Tashi ka pohuar gjithashtu se motra e bashkëshortes e ofendonte dhe kohët e fundit i ka thënë “je impotent”.