Një aksident me dy të lënduar ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin nacional Korçë – Pogradec, në Qafë Plloçë. Një mjet është përplasur me një kamion.

Si pasojë e përplasjes, të lënduar kanë mbetur dy persona nga mjeti “Benz”, të cilët janë transportuar në spitalin e Pogradecit.

Sipas të dhënave mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Për shkak të aksidentit është krijuar bllokim i njërit sens të rrugës.

Policia ndodhet në vendngjarje për hapjen e rrugës si edhe zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.