Në mbledhjen e përbashkët ndërmjet qeverisë së Kosovës e Shqipërisë të zhvilluar sot në qytetin e Prishtinë, janë shkruar shumë marrëveshje, memorandume bashkëpunimi e zotime.
“Jam i kënaqur të njoftoj se janë realizuar e janë në zbatim të gjitha ato marrëveshje që janë arritur në mbledhjen e kaluar, përveç njërës. Me to është lehtësuar jeta e qytetarëve, ku mund të përmendim leje-qëndrimin, diplomat, kalendarin kulturor, bashkëpunimi në bujqësi etj. Nga 127 prej tyre, janë zbatuar pa problem vetëm 75 apo 59% që është shumë më pak krahasuar me 93% të marrëveshje që kemi nënshkruar para 6 muajsh”, tha kryeministri Kurti në konferencën për mediat.
MARRËVESHJET E NËNSHKRUARA:
1ARSIM: Mundësi konkurrimi dhe vijimi të studimeve në 19 universitete të të dy shteteve, në kushte të barabarta.
2.3 LËVIZJA E LIRË: Drejt lehtësimit të plotë të lëvizjes së lirë mes dy shteteve.
4.GJENDJA CIVILE: Lajmërimi në kohë reale midis dy shteteve për ndryshimeve të gjendjeve civile.
5.DOGANAT: Studim drejt realizimit të sistemit të përbashkët doganor mes dy shteteve.
6. SIGURIMET SHOQËRORE: Drejt përbashkimit të tregjeve të sigurimeve shoqërore të të dy shteteve.
7-8. ENERGJI: Drejt rritjes së sigurisë dhe diversifikimit të furnizimit (zhvillimi i terminalit për LNG/gaz të lëngshëm në Vlorë).
9-10. BUJQËSI: Drejt rritjes së shkëmbimit, sasisë dhe cilësisë së produkteve bujqësore, qasjes në financa të BE-se, si dhe ndërtimit të sistemit të përbashkët të informacioneve/statistikave të të dy shteteve.
11. INFRASTRUKTURË RRUGORE: Studim për përmirësimin e rrugëve ndërkufitare.
12. TRANSPORT: Studim fizibiliteti për “NDËRTIMIN E LINJËS HEKURUDHORE DURRËS – PRISHTINË”, projekt që do të vendosë Kosovën dhe Shqipërinë në hartën e korridoreve të rëndësishme ndërkombëtare për transport të njerëzve dhe mallrave.
13.14 – SHËNDETËSI: Shkëmbimi i ekspertizës dhe shërbimeve në mjeksi, si dhe unifikim i protokolleve për barna dhe pajisje mjeksore midis dy shteteve (shkëmbim i barnave të rralla).
15. TURIZËM: Platformë e përbashkët digjitale për promovim të turizmit të të dy shteteve.
16.RINIA: Shkëmbim i përvojave rreth zhvillimit të politikave dhe aktiviteteve për të rinjët.
17. MBROJTA: Intensifikim i bashkëpunimit dhe konsolidimit të përpjekjeve në fushën e kërkim-shpëtimit malor dhe ujërave territoriale.
18. DREJTËSI: Drejt njohjes së barabartë të provimit të jurispodencës dhe lejimit të ushtrimit të profesionit të avokaturës në të dy shtetet.
19. ENCIKLOPEDI E PËRBASHKËT: Drejt paraqitjes së fakteve të kombit tonë në një publikim të vetëm dinjitoz.