Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Itali.

Një 60 vjeçar shqiptar, ka tentuar t’i vërë flakën hyrjes së Prokurorisë së Monzës, në via Solera. Mediat e huaja shkruajnë se burri ka derdhur disa litra lëng të ndezshëm në derën e ndërtesës dhe ka tentuar të ndezë një shkrepëse, por është kapur dhe arrestuar menjëherë nga policia, e cila ka ndërhyrë.

Arsyet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, por sipas disa burimeve shqiptari ka vepruar si hakmarrje ndaj organeve të drejtësisë, e cila do ta kishte përfshirë në një çështje ligjore.

Shqiptari aktualisht është i ndaluar në stacionin policor në pritje të marrjes në pyetje nga prokurori publik.