Një dritare me e mbrojtur me kangjella të vegjël nga të cilat vogëlushja arriti të përkulej duke rënë poshtë.
Sipas asaj që shkruan Corriere della Sera, 1-vjeçarja ra në oborrin e ndërtesës, nga rreth 6 metra lartësi.
Ndihmën e parë ia dha nëna e saj e cila vrapoi drejt katit të parë. E mori të bijën në krahë dhe kërkoi ndihmë tek veterinaria që ndodhe ngjitur me banesën.
Menjëherë në vendngjarje shkoi ambulanca, e pasuar nga policia. Pasi u intubua, e vogla u dërgua me urgjencë në spitalin e Modena-s, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Përveçse morën në pyetje të ëmën, autoritetet policore dëgjuan edhe dëshminë e ndihmës së shpejtë. Për momentin nëna e re nuk rezulton të jetë nën hetim.
Lajmi për ngjarjen u përhap me shpejtësi dhe në vendin e ngjarjes shkuan miq e kolegë të prindërve. Sa i takon babait, ai mësohet se punon në një kompani ndërtimi në Parma dhe ndodhej në punë në momentin e ngjarjes.