23-vjeçari shqiptar Klajdi Bitri, u vra në Ankona të Italisë pasi u godit në gjoks me një shtizë peshkimi nga një algjerian.

I riu ndërhyri për të shuar sherrin mes shokut të tij, dhe një algjeriani që u konfliktuan për një parakalim, por u sulmua nga 27-vjeçari i huaj i cili ra në pranga katër orë pas vrasjes

Lindita Elezi, këshilltare rajonale në rajonin e Marche tha se ngjarja e rëndë ka tronditur opinionin publik.

Ajo tregoi se 23-vjeçari shqiptar ishte një person i integruar shumë mirë në vendin ku jetonte dhe asnjëherë nuk kishte krijuar probleme.

Elezi tha se komuniteti i zonës do të organizojë një manifestim në qytetin e Ankonës ku do të kërkojnë drejtësi për Klajdi Bitrin.

“Banorët e zonës më kanë kontaktuat, kanë kërkuar ta ndihmojnë familjen Bitri, edhe kryetari i bashkisë së Ankonës, kanë qenë të gatshëm.

Do bëjmë shpejt një manifestim për të kërkuar drejtësi për Klajdi Bitrit me qëllim që të paktën vrasësi të jetë në burg për gjithë jetën, kjo është ajo që kërkojnë të gjithë banorët e provincës.

Do organizohet në qytetin e Ankonës, me komunitetin shqiptar dhe banorët e zonës”, tha Elezi.