Dy shqiptarë të moshës 36 dhe 46 vjeç janë arrestuar nga policia në Milano, pasi në garazhin e tyre janë gjetur 5.2 kilogramë heroinë.

Disa prej pakove të drogës ishin futur brenda pakove me proshutë kalabreze dhe qeseve me vakum.

Pas zbulimit të heroinës, policia ka kontrolluar shtëpinë e dy shqiptarëve dhe ka gjetur 70 mijë euro kesh.

Të dy janë vënë në pranga me akuzën e posedimit me qëllim të shitjes së drogës.