Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mesnatë në zonën e San Felice në Romë.
Një 30-vjeçar shqiptar është masakruar nga disa persona, me grushte dhe sende të forta.
Sipas të dhënave, tre persona kanë zbritur nga një makinë dhe kanë ndaluar 30-vjeçarin, duke e goditur fillimisht në kokë dhe më pas edhe në pjesë të tjera të trupit.
I riu është shembur në tokë me plagë të rëndë. I riu ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Deri më tani hetohet për ndonjë larje hesapesh mes grupeve të ndryshme.