Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Kamëz, ku janë lënduar 3 fëmijë të mitur.

Sipas policisë, dy auotmjete janë përplasur, teksa në një prej tyre ndodheshin 3 fëmijët.

Ata kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në spital, por fatmirësisht nuk janë në rrezik për jetën.

Fëmijët po marrin ndihmën e mjekëve, teksa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 01.09.2023, në Kamëz, janë përplasur automjeti me drejtuese shtetasen L. L., dhe pasagjerë tre të mitur, me automjetin me drejtues shtetasin G. D.

Të miturit janë dërguar në spital për kontroll mjekësor, dhe nuk kanë probleme për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.