Një aksident ka ndodhur në Itali, ku për pasojë një 38-vjeçar shqiptar humbi jetën.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e 2 janarit në provincën e Kremones, ndërsa mediat në shtetin fqinj raportojnë se shqiptari humbi kontrollin mbi makinën dhe është përplasur me një parmak.

Përplasja ka qenë fatale dhe pavarësisht ndërhyrjes së policisë dhe forcave zjarrfikëse për të shpëtuar shqiptarin, ata nuk kanë mundur të mbajnë në jetë 38-vjeçarin.

Hetimet për aksidentin vazhdojnë, ndërsa paraprakisht dyshohet se shqiptarin e kishte zënë gjumi.