Një 73-vjeçare shqiptare ka humbur jetën pas një aksidenti me makinë të martën e 30 prillit në Corso Cavour në Kremona, ka humbur jetën në spital.
Sipas medieve italiane, gruaja kishte pësuar një dëmtim shumë të rëndë në kokë.
Kur mbërriti ndihma, gjendja e saj dukej kritike dhe sapo mbërriti në spitalin Maggiore, mjekët zbuluan një hemorragji shumë të rëndë në tru.
Operacioni, të cilit iu nënshtrua, fatkeqësisht rezultoi i kotë.