Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri bën një tjetër lëvizje për t’ë lënë qelinë.

Ai është duke vuajtur dënimin me 3.5 vite në burgun e Lushnjes.

Mësohet se Tahiri ka kërkuar nga Gjykata e Elbasanit që t’i njihet dënimi me shërbim prove.

Ky dënim iu dha më 19 shator 2019 nga ish-gjykata për Krime të Rënda.

Ish-ministri pretendon se ai e ka zbatuar atë dënim duke mbajtur çdo ditë kontakte me shërbimin e provës, deri në dhënien e vendimit nga Apeli më 4 shkurt të këtij viti.

Më pas ai u dënua për shpërdorim detyre me 3 vite 4 muaj heqje lirie.

Gjykata e pezulloi dënimin dhe e konvertoi në shërbim prove.

Nëse kërkesa e tij pranohet ai përfiton ulje të të paktën 1.6 vite burg. Gjykata e Elbasanit, ka vendosur që shqyrtimi i kësaj kërkese të bëhet më 10 tetor.

Tahiri ndodhet në burg prej 8 muajsh i shpallur fajtor për akuzën shpërdorimit të detyrës.