Ish-deputeti i Partisë Socialiste nga Tepelena, Alket Hyseni, thotë se 47 mijë shqiptarë janë kthyer nga emigracioni dhe kanë hapur biznese në vend.

Teksa fliste për çështjen e emigrimit masiv të shqiptarëve, Hyseni tha në emisionin “Open”, se edhe në Shqipëri mund të jetohet shumë mirë.

Deklaratat e Hysenit provokuan reagimin e aktivistit Arlind Qorri, i cili e quajti ish-deputetin si “produkt të pabarazisë”. “Në një shtet të korruptuar, duhet të jesh i korruptuar që të pasurohesh”, tha Qorri.

Pjesë nga debati në emision:

Alket Hyseni: 47 mijë janë kthyer sipas Instat dhe kanë hapur biznese. Unë e kam provuar çfarë është emigracioni, nga mali, si mijëra e mijëra të tjerë. Nuk është akoma si Anglia është shumë larg, por edhe këtu mund të jetosh shumë mirë.

Arlind Qorri: Ti je produkt i një pabarazie. Në një shtet të korruptuar nuk mund të bësh drejtësi. Në një shtet të korruptuar, duhet të jesh i korruptuar të bësh pasuri.

Alket Hyseni: Me terma komuniste?

Arlind Qorri: Mos përdor fjalë që nuk i di kuptimin!