Muaji dhjetor ka regjistruar një shifër rekord aksidentesh, të ndodhur ndër vite përgjatë muajit të festave.
Raporti i fundit i INSTAT bën me dije se në muajin e fundit të vitit 2023 kanë ndodhur 157 aksidente, nga105 që kishin ndodhur në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Edhe numri i personave që u përshinë në aksident, të lënduar apo viktima është sërish më i lartë. 200 persona janë lënduar në dhjetor të 2023, përballë 90 personave në 2022.
Sipas ekspertëve aksidentet rrugore, në 74,5 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit, ndërsa numri i më i lartë i tyre është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 25,5 % të numrit të aksidenteve gjithsej.
Në muajin Dhjetor 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e Shtunë me 21,0 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur të ditën e Mërkurë me 10,2 %.
Sa i takon kohës shohim se numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ndërmjet orës 08:00-12:00 duke zënë 24,2 % të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej.