Prokuroria e Posaçme kundër krimit dhe Korrupsionit (SPAK) kërkon 10 vite burg për ish-ministrin Lefter Koka, i cili akuzohet për shpërdorim detyre sa i takon çështjes së inceneratorin e Elbasanit.

Nderkohe për ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllako, ka kërkuar 4 vite burg, po ashtu dhe për Serafin Papën, 4 vite.

Në total prokuroria e Posaçme ka kërkuar në total për të përfshirët në këtë aferë, 57 vite burg.

KËRKESA E SPAK:

Lefter Koka, 10 vite, me gjykim të shkurtuar përfiton 6.8 vite.

Alqi Bllako 4-2.8

Serafin Papa 4 vite

Pëllum Abeshi 4 vite

Jonida Zqeqo 4 vite

Bardhyl Çabiri 4-2.8 vite

Mirel Mërtiri 10 -6.8 vite

Stela Gygallja 7 -4.8 vite