Lauren Spaho 20 vjeç u qëllua 25 herë me thikë nga disa arabë pasi ndërhy për të ndarë një sherr në një disko në Suedi.

Ngjarja ka ndodhur më datë 8 maj  20-vjeçari nga Korça ka qenë në një disko bashkë me disa bashkëmoshatarë të tij me kombësi arabe.

Në disko ka nisur një sherr midis bashkëmoshatarëve të 20-vjeçarit dhe Laureni ka ndërhyrë për t’i ndarë bashkëmoshatarët e tij, por më pas pasi kanë dalë nga disko, grupi i të rinjve me kombësi arabe kanë sulmuar brutalisht të riun shqiptar duke e goditur mbi 25 herë me thikë.

20-vjeçari është dërguar në spital ku ka qëndruar 24 orë në gjendje kome dhe më pas fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Familja  e të riut ka kontaktuar JOQ për tu kërkuar ndihmë të gjithë shqiptarëve për plotësuar një shumë prej rreth 30 mijë eurosh, në mënyrë që trupi i Laurentit, i larguar nga atdheu për një jetë më të mirë, por me një fund tragjik, të prehet në tokën e tij.