Prangoset në Austri Stela Gugallja.
Burime zyrtare nga prokuroria e Posaçme, bëjnë me dije se SPAK është duke kryerer procedurën e ekstradimit të shtetases Gugallja nga Austria në Shqipëri.
“Prokuroria e Posaçme eshte njoftuar se ne Gjykaten e Vienes, ne Austri, eshte duke u kryer proçedura e ekstradimit te shtetases Stela Gugallja, nga Austria ne Shqiperi, ne zbatim te urdherit te kerkimit nderkombetar per kete shtetase”, kanë shpjeguar nga SPAK.
Sipas po të njëjtave burime mësohet se SPAK për këtë qëllim ka percjelle nepermjet Ministrise se Drejtesise te gjithe dokumentacionin e nevojshem per proçeduren e ekstradimit.