Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtes së Territorit ka zbarkuar sot sërish në Dhërmi.

IKMT-ja po zhvillon aksionin për shembjen e një ndërtese 4 katëshe.

Sipas informacioneve objekti është ndërtuar pa lejen përkatëse nga organet kompetente. Sot është dita e dytë e aksionit të nisur për shembjen e këtij objekti.

Ende nuk dihet se kush është pronari i tij.

Pritet që gjatë ditës së dielë të kryhet shpërthimi i kontrolluar me mina të telekomanduara për të bërë të mundur rrëzimin e objektit të ndërtuar pa leje. Sakaq, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të vijojë inspektimin në këtë qytet për ndërtesat që rezultojnë pa lejen përkatëse.