Një 52 vjeçar ka ndërruar jetë në Durrës ditën e sotme, pasi disa pllaka mermeri e zunë poshtë.

Sipas policisë, dyshohet se nga kamioni me të cilin punonte shtetasi A. K, kanë rrëshqitur disa pllaka mermeri dhe e kanë zënë poshtë, duke i shkaktuar atij vdekjen.

“Rreth orës 11:30, në lagjen nr.15, dyshohet se nga kamioni me të cilin punonte shtetasi A. K., 52 vjeç, kanë rrëshqitur disa pllaka mermeri dhe e kanë zënë poshtë këtë shtetas, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon të punojë për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.