Një 52-vjeçar ka humbur jetën në Librazhd. Policia ka njoftuar se ai ishte roje i një kanali vaditës në fshatin Letëm. Por për shkak të prurjeve të larta atë e ka marrë rrjedha e ujit.

“Pasditen e djeshme, në fshatin Letëm, Librazhd, dyshohet se aksidentalisht, për shkak të prurjeve të larta, rrjedha e ujit në kanalin vaditës Koshorisht-Zgosht, ka marrë shtetasin Sh. L., 52 vjeç, banues në fshatin Letëm, Librazhd (roja e këtij kanali vaditës), i cili si pasojë ka humbur jetën”, njoftoi policia.

Policia po vijon hetimet për të zbuluar dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.