Një 45 vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Lezhë pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në Ishull Lezhë ku 45 vjeçari V.M aksidentalisht ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e prokurorit, vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.