Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në qytetin e Korçës, ku një person ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike.
Autoritetet policore raportojnë se viktima është shtetasi P. C., 59 vjeç, teksa ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 2.
Sipas bluve të Korçës, nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra familjarëve të tij, dyshohet se 59-vjeçari ka konsumuar një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore.
Ai është tranpsortuar me urgjencë për mjekim në spitalin e Korçës në gjendje të rëndë shëndetësore, por nuk ka arritur dot të mbijetojë duke ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.