Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ka telefonuar këtë pasdite Fredi Belerin, i cili u zgjodh eurodeputet në Greqi.

Bëhet me dije se Mitostakis e ka përgëzuar Belerin për fitoren.

Mitsotakis i ka thënë Belerit se sot partia që ai drejton është më e fuqishme se kurrë.

“Sot familja jonë demokratike më e fuqishme se kurrë”, ka thënë Mitsotakis në bisedën me Belerin, raporton News24.

Fredi Beleri është zyrtarisht eurodeputet dhe pritet të përfaqësojë shtetin grek në Parlamentin Europian.

Beleri ishte kandidat i Partisë Demokracia e Re të kryeministrit grek, Qiriakos Mitsotakis.