Horoskopi sot:

Dashi

Do favorizoheni nga takime të reja dhe mund të takoni dikë që do të bëjë t’iu rrahë sërish zemra. Në punë është një ditë shumë interesante për të nisur projekte të reja.

Demi

Hëna e favorshme ju bën më empatikë dhe të etur për dashuri se kurrë. Përfitoni nga kjo valë pozitiviteti dhe vendoseni në punë sepse keni mbrojtjen e yjeve.

Binjakët

Në dashuri nevojitet vëmendja maksimale sepse debatet janë afër. Në punë, filloni të mendoni për të ardhmen me zgjedhje vendimtare që do të ndryshojnë jetën tuaj për mirë.

Gaforrja 

Do keni pak polemika, sidomos në jetën private ndaj bëni kujdes. Në punë ka disa probleme të vogla por gjithçka mund të zgjidhet.

Luani 

Duhet pak më shumë maturi në dashuri, veçanërisht nëse lidhja ka lindur së fundmi. Në punë jeni gjithmonë në pikën e duhur, por ndoshta duhet t’i kushtoni pak më shumë kohë vetes.

Virgjëresha 

Nëse jeni ende beqare mund të filloni një lidhje të re pa shumë angazhime. Keni shumë gjëra për të bërë në punë por me angazhimin e duhur dhe ndihmën e kolegëve do të arrini të përfundoni të gjitha projektet

Peshorja 

Në këtë ditë vjen një hënë e bukur për t’ju dhënë emocione të reja ndaj lëreni veten të dashuroheni. Në punë vijnë projekte të reja interesante.

Akrepi

Ky qiell është i bukur për sferën sentimentale. Lëreni dhe shijoni momentin. Gjithçka po shkon mirë në punë ndaj vazhdoni kështu.

Shigjetari

Me hënën kundër përpiquni të jeni të kujdesshëm në marrëdhëniet me të tjerët. Në punë ka ende çështje për të zgjidhur dhe disa ngjarje të paparashikuara por gjithçka do të zgjidhet në ditët në vijim.

Bricjapi

Në dashuri vjen një moment qetësie pas kaosit të ditëve të fundit. Në punë, nëse shfaqen probleme apo pengesa, do jetë më mirë t’i përballoni me guxim dhe pa shumë frikë.

Ujori

Dashuria kthehet në jetën tuaj dhe ju jep qetësi. Në punë është më mirë të tregoheni të kujdesshëm dhe të përpiqeni të shikoni defektet tuaja, siç është padurimi, që mund të prishë marrëdhënien tuaj me kolegët.

Peshqit 

Dita nis mirë, por pasdite do të jeni pa humor. Në punë, vjen koha për të punuar më shumë dhe për të treguar vlerën tuaj.