Horoskopi sot:

Dashi
Mund të keni disa pasiguri të vogla ekonomike sot. Pesimizmi karakterizon shenjën tuaj, por është diçka kalimtare. Energjia pozitive do të jetë sërish me ju.

Demi
Duhet të tregoni kujdes për situatën financiare. Disa blerje të cilat nuk ju nevojiten duhet që t’i shmangni. Nëse po planifikon që të bëni një udhëtim, anulojeni.

Binjakët
Jeni pak konfuz sot. Veçanërisht në çështjet e dashurisë po tregoni pak pasiguri. Kjo ju bën të reagoni keq dhe ju fut në vështirësi përballe partnerit.

Gaforrja
Ofertat për pune nuk do të mungojnë në këtë ditë. Përpiquni që të bëni zgjedhjen e duhur duke u këshilluar edhe me një person që ka më shumë eksperience.

Luani
Nëse merreni me një biznes apo keni bërë një investim, gjasat janë që jeni i pakënaqur me rezultatet. Mos prisni që të siguroni fitime brenda ditës. Jepini kohë vetes.

Virgjëresha
Prej disa ditësh nuk jeni në gjendje të mire shpirtërore. Vetmia është bërë kryefjalë për të lindurit në shenjën tuaj. Mos harroni se jeni shenjë e forte dhe mund t’i tejkaloni të gjitha vështirësitë.

Peshorja
Ajo që ju nevojitet më shumë në këto momente është një mik besnik. Prej kohësh jeni ndjere i tradhtuar nga njerëzit që ju rrethojnë. Situata nuk duket shume pozitive në këtë drejtim.

Akrepi
Ka ardhur koha që të mendoni më shumë për veten tuaj. Në dashuri duhet të investoni më shumë. Mos kaloni shume kohë brenda ambienteve të shtëpisë.

Shigjetari
Keni nevojë për vëmendjen e dikujt. Kjo ju bën që të ndërmerrni disa veprime të dëshpëruara të cilat mund t’ju dëmtojnë, veçanërisht reputacionin tuaj.

Bricjapi
Keni lënë pas dorë njerëzit që ju duan dhe kujdesen më shumë për ju. Nëse ky është rasti edhe për ju si person, ndryshoni menjëherë sepse do të zhyteshit në një gabim të madh.

Ujori
Nëse fati nuk ka qenë me ju në lidhje me paratë, kjo do të thotë se ju duhet te hyni në aksion të menjëhershëm. Mos ia lini gjërat rastësisë veçanërisht kur bëhet fjalë për çështjet ekonomike.

Peshqit
Nëse nuk i zgjidhni vetë problemet tuaja, askush nuk ka për të zgjidhur ato. Veproni tani sa jeni në kohë dhe do të ndiheni i kënaqur me rezultatin.