Horoskopi sot:

Dashi

Në dashuri, nëse një histori nuk funksionon, mos i detyroni gjërat. Duhet të kuptojmë kur nuk na mbetet gjë tjetër për të bërë. Përsa i përket punës, është e rëndësishme të vlerësohen projektet me synimin për të ardhmen. Ata që janë të mirë në planifikim do të korrin sukses më vonë.

Demi

Shmangni komplikimet në dashuri me të lindurit në shenjat e Akrepit dhe Ujorit. Përsa i përket punës, mos e mbingarkoni veten dhe përpiquni të kuptoni se cilat janë nevojat tuaja reale.

Binjakët

Emocionet në dashuri do vijnë nga fundjava e ardhshme. Përsa i përket punës, qëndroni larg polemikave edhe nëse duhet të pranoni gjëra që nuk ju pëlqejnë. Ndonjëherë duhet të vetëpërmbaheni nëse nuk doni të debatoni me kolegët dhe eprorët.

Gaforrja

Në dashuri gjërat do të kenë stabilitet, ndërsa fundjavën e ardhshme do t’ju shohim si protagonistë. Përsa i përket punës, jeni mjaft të inatosur, ndoshta ju është dashur të pranoni disa kompromise të tepërta. Megjithatë, përpiquni të ecni drejt në rrugën tuaj dhe nuk do të pendoheni.

Luani

Në orët e ardhshme do të jeni pak nervoz në dashuri, përpiquni të mos nxisni diskutime boshe. Përsa i përket punës, nëse jeni në pritje të përgjigjeve, ato nuk do të vonojnë.

Virgjëresha

Nëse je beqar, në jetën sentimentale do të kesh takime të reja, të këndshme! Përsa i përket punës, edhe nëse ka përplasje me kolegët, synoni një organizim më të madh. Puna ekipore është kyçe.

Peshorja

Jeni të shpërqendruar me partnerin tuaj, me siguri keni prioritete të tjera në mendjen tuaj për momentin. Sa i përket punës, gjëra të reja vijnë, por kujdes nga disa shqetësime të vogla. Vlerësoni të mirat dhe të këqijat përpara se të pranoni oferta të reja.

Akrepi

Në dashuri, nëse jeni mirë në një marrëdhënie apo keni një njohje, emocionet sigurisht që nuk do të mungojnë. Por ju duhet t’i kërkoni ato! Përsa i përket punës, aspekti i mirë i Saturnit ndihmon projektet e reja.

Shigjetari

Ka ardhur koha për të bërë zgjedhje të rëndësishme në fushën sentimentale. Përsa i përket punës, së shpejti do të vijnë mundësi të çmuara për të ardhmen. Mos i humbisni nëse doni të bëni një karrierë.

Bricjapi

Nëse duhet t’i thoni diçka partnerit, bëjeni deri më 11 shkurt. Kapitulli i punës: Mos i nënvlerësoni lajmet edhe nëse do t’ju bëjnë të rishikoni disa plane. Ndonjëherë keni nevojë për një ndryshim ambienti për të qëndruar në këmbë.

Ujori

Afërdita në shenjë nga 6 marsi do të japë emocione të rëndësishme. Përsa i përket punës do të vijnë gjëra të reja por mos tregoni intolerancë ndaj kolegëve apo eprorëve. Ndonjëherë duhet të kontrolloni veten për të mos prishur marrëdhënie të rëndësishme.

Peshqit

Këto janë ditë disi të diskutueshme në sferën sentimentale, mos i ngacmoni gjërat pa nevojë. Përsa i përket punës, nëse jeni i ri, mos humbni kohë, së shpejti mund të keni disa letra të mira për të luajtur. Përvishni mëngët dhe angazhohuni. Nuk do të zhgënjeheni. Do të shihni që do të ketë lajme të mira.