Horoskopi sot:

Dashi

Sot vjen pak nervozizëm. Është një periudhë në të cilën ndiheni të bllokuar si nga pikëpamja sentimentale ashtu edhe nga ana e punës.

Demi 

Do të shijoni pak relaksim me të dashurin tuaj sepse keni nevojë për të. Në punë është një kohë e mirë për t’u përfshirë dhe për të bërë plane për të ardhmen.

Binjakët 

Po vjen momenti për të sqaruar pak zemrën dhe nëse ka diçka që nuk shkon në dashuri, flisni. Në punë, kushtojini vëmendje sferës ekonomike.

Gaforrja

Në dashuri jo gjithçka po shkon ashtu siç do të dëshironit por përpiquni të kuptoni se për kë rreh vërtet zemra juaj. Në punë dëshira për të bërë gjëra është e madhe dhe suksesi është vërtet afër.

Luani 

Shijoni këtë ditë për të rimbushur energjitë tuaja  emocionale së bashku me partnerin. Për sa i përket punës, gjithçka po shkon mirë por kujdes mos e teproni.

Virgjëresha 

Bëni kujdes sepse do keni disa probleme në dashuri. Për sa i përket punës, mund të arrini shumë në këtë periudhë, vazhdoni të punoni.

Peshorja 

Në dashuri duhet të tregoni gjithë durimin tuaj sepse mund të ketë grindje. Në punë nëse nuk jeni të kënaqur, ndryshoni.

Akrepi 

Kjo është një ditë e bukur për dashurinë ndaj organizoni diçka të këndshme për partnerin tuaj. Në punë gjithçka shkon në mënyrën më të mirë.

Shigjetari 

Jeni të zemëruar në dashuri, ndaj bëni kujdes të mos debatoni me partnerin për asgjë. Në punë, përpiquni të rimerrni energjitë tuaja.

Bricjapi 

Përmbahuni sa i përket ndjenjave, bëni kujdes të mos bini në shumë mendime negative. Do keni shumë lodhje në punë.

Ujori 

Përpiquni t’i kushtoni më shumë kohë dashurisë dhe nëse keni dikë që ju pëlqen, tregojini. Në punë jeni në një fazë ndryshimesh të mëdha.

Peshqit 

Shumë lajme të mira vijnë në dashuri, por mos kini frikë prej tyre. Gjithçka po shkon mirë në punë ndaj jini krenarë për veten tuaj.