Horoskopi sot.
Dashi: Fundjava mund të ketë diskutime dhe situatë të tensionuar në lidhje me partnerin. Nga ana tjetër, është një periudhë mjaft interesante për të bërë investime në punë.
Demi: Sot ka shumë planetë të favorshëm, ndaj lini veten të lirë për të dashuruar. Lajme të mira do të ketë për këdo që është i vetëpunësuar. Më në fund,biznesi po ecën mirë.
Binjakët: Mëngjesi do të jetë pak i zhurmshëm, por më pas do të arrini të rikuperoni gjithçka. Në punë do keni ide të mira për të zgjidhur ndonjë problem të së shkuarës.
Gaforrja: Ditët e fundit të javës do të jenë paksa të çuditshme, por mundohuni t’i kaloni me qetësi. Në punë shumë gjëra që ju kanë mbajtur në tension do të zgjidhen në mes të shkurtit.
Luani: Ju arrini të menaxhoni kohën për të qëndruar me partnerin, ndaj mos e humbisni durimin për asgjë. Kjo është periudhë jashtëzakonisht e favorshme për të gjithë ata që do të duhet të fillojnë një punë apo detyrë të re.
Virgjëresha: Këtë pasdite ju pret një surprizë e papritur në dashuri. Në punë do të keni më në fund zgjidhjen e një cështje për të cilën keni pasur probleme në të kaluarën.
Peshorja: Kjo fundjavë nuk është aq e mirë për ju. Nëse ka pasur polemika, bëni kujdes.
Akrepi:  E shtuna duket intriguese, veçanërisht në marrëdhëniet me Bricjapin ose Virgjëreshën. Në punë, bashkëpunimet e reja mund të nisin, por do të jetë e vështirë.
Shigjetari: Ky është një fund muaji shumë intrigues për ju, por është ende dicka ju mban prapa në të shkuarën. Me ardhjen e muajit shkurt, mendoni për dicka të re në punë.
Bricjapi: Ditët e fundit të muajit janar do të jenë të rëndësishme për lidhjen e dashurisë që sapo ka nisur. Ditë pozitive është edhe në punë, ndaj përfitoni nga ajo.
Ujori: Dashuria me siguri do t’ju sjellë dobi në këto ditë janari, mjafton t’i shfrytëzoni mundësitë. Në punë do të kapërceni shumë pengesa, por bëni kujdes që të mos bëheni konfuzë më vonë.
Peshqit: Situata e sotme mund të përmirësojë ndjeshëm marrëdhëniet me partnerin. Në punë, mund të shfaqen mundësi të reja.