Horoskopi sot:

Dashi

Së fundmi jeni ndjerë i stresuar dhe madje herë pas here i dëshpëruar. Mos ndoshta trupi po ju tregon se ka nevojë për pushim? Mësoni të dëgjoni nevojat e fizikut.

Demi

Kohëve të fundit doni të bëni gjithçka sipas planit. Mos harroni se jo gjithmonë gjërat ecin në këtë mënyrë ndaj përpiquni të jeni më i shkujdesur në këtë drejtim.

Binjaket

Lini pak pas dore çështjet e dashurisë dhe përqëndrohuni më shumë te paratë. Rrezikoni të shpenzoni më shumë nga sa keni buxhetin duke bërë që të merrni borxh.

Gaforrja

Me kurajo do të mund të kaloni edhe ato momente të vështira që ju dalin në punë. Mbështetja e një personi do të jetë vendimtare.

Luani

Gjatë kësaj periudhe yjet ju favorizojnë për të gjetur një vend të ri pune. Nëse keni aplikuar shanset jane që të keni sukses. Në dashuri gjërat janë në vend numëro.

Virgjeresha

Ka ardhur momenti që të hiqni barrë nga vetja. Mos e lodhni veten me gjëra për të cilen nuk vlerësoheni si duhet. Te tjeret do të nisin të kuptojne se kush je ti.

Peshorja

Nëse nuk jeni i bindur për suksesin e një projekti, mos e nisni atë. Yjet nuk ju favorizojnë veçanërisht në transaksione financiare.

Akrepi

Nëse jeni duke planifikuar një udhëtim, mundësitë janë që planet të mos realizohen. Një pengesë mund t’ju dale papritur dhe t’ju prishë çdo parashikim.

Shigjetari

Përpara se ta drejtoni gishtin ndaj një miku apo aleati, përpiquni të analizoni të gjitha rrethanat. Nuk është të lëshoni akuza pa fakte.

Bricjapi

Një lidhje dashurie po nuk ecën me ritmet e duhura. Ndoshta problemet në punë ju pengojnë qe të kaloni më shumë me partnerin.

Ujori

Tregoni shume kujdes me një çështje ligjore. Nëse nuk e ndiqni nga afër gjasat janë që të përfshiheni në probleme edhe më të mëdha.

Peshqit

Keni nevojë për ndryshim si në aspektin profesional ashtu edhe romantik. Duhet të lëvizni. Mos qëndroni në një vend deri sa këto ndryshime të ndodhin.