Horoskopi sot:

Dashi

Ndiheni të hutuar dhe të shqetësuar sepse kaosi duket se mbretëron rreth jush. Mundohuni të jeni më të qetë, duke menduar dhe arsyetuar përpara se të veproni. Duhet të punoni shumë, por do të shpërbleheni me rezultate të mira dhe kënaqësi të madhe.

Demi

Nuk ju pëlqen të kërkoni një dashuri të re. Ju pëlqen të jeni në shoqëri, por pa bërë shumë përpjekje për të. Shumë prej jush do t’i kalojnë bukur Krishtlindjet dhe do i shfrytëzojnë këto ditë për të krijuar njohje dhe miq të rinj.

Binjakët

Është një periudhë ku po ngatërroni trurin tuaj me pyetjet tuaja të pashtershme që kanë të bëjnë kryesisht me sferën sentimentale. Xhelozia bëhet pjesë në shumë çifte. Do të bënit mirë të jeni të arsyeshëm për të kuptuar nëse vërtet ekzistojnë kushtet për të qenë xheloz.

Gaforrja

Jeni duke e përqendruar gjithë vëmendjen tuaj te puna. Po mësoni të menaxhoni emocionet në këtë fushë, duke u dhënë më pak hapësirë impulsive. Mendojini gjërat mirë përpara se të flisni. Është e nevojshme të mos nxitoni për të ndryshuar.

Luani

Nëse jeni duke përjetuar një histori dashurie, me siguri do t’ju çojë në diçka pozitive. Nëse jeni duke kërkuar për një shpirt binjak, kjo mund të jetë koha e mire për ta gjetur atë. Në punë do t’ju duhet të përballeni me një periudhë shumë të lodhshme dhe të komplikuar në marrëdhëniet e bashkëpunimit.

Virgjëresha

Do të jetë një ditë e karakterizuar nga konfuzioni dhe pasiguritë për Virgjëreshat. Keni frikë se gjithçka që keni nuk është e mirë, por nuk është kështu. Besojini këshillave dhe sugjerimeve të atyre që ju rrethojnë, ata me siguri do të dinë si t’ju bëjnë të ndiheni më mirë.

Peshorja

Kushtojini vëmendje marrëdhënieve tuaja me të dashurit, sepse disa debate të shumta mund t’ju krijojnë probleme. Do të dëshironit të lehtësoni përgjegjësitë që mbani, por nuk është koha për t’u dorëzuar.

Akrepi

Kushtojini vëmendje të veçantë njerëzve me të cilët shoqëroheni, disa prej tyre mund të jenë kundër jush ose t’ju krijojnë probleme. Yjet rekomandojnë që të shmangni shoqërimin me njerëz që nuk janë të qetë dhe që i vënë në rrezik ndjenjat tuaja.

Shigjetari

Rutina e përditshme po të ndikon. Ju duhet të ndiheni të lirë, pa pengesa. Kini kujdes në marrëdhëniet në çift që kanë përjetuar kriza në të kaluarën. Në planin e punës, ju jeni drejt suksesit. Nëse keni dashur kohët e fundit një ndryshim duhet të prisni.

Bricjapi

Do të jetë një ditë pozitive, do të ndiheni të fortë dhe të qetë, edhe nëse jo gjithçka që shihni ju pëlqen. Mund të gjeni edhe dashurinë, duke u afruar me dikë dhe duke sqaruar gjërat që kishit lënë pezull, por do t’ju duhet ta bëni pa frikë.

Ujori

Do të jetë një ditë e ndrydhur, lodhja ka filluar të ndihet. përpiquni të jeni vigjilentë sidomos në dashuri, mendoni mirë para se të flisni. Megjithatë mos i shtyni problemet me partnerin tuaj vetëm për shkak të rrezikut të një mosmarrëveshjeje, kjo mund të prishë përfundimisht marrëdhënien tuaj.

Peshqit

Je i qetë, i ëmbël si mjalti dhe bujar, siç mund të jesh vetëm ti. Në këto raste, ata që keni pranë janë me fat. Një ditë pozitive ju pret në dashuri, përpiquni t’u jepni më shumë hapësirë ??ndjenjave tuaja. Beqarët do të jenë sharmantë. Përvishni mëngët dhe do të shihni që gjithçka do të shkojë mirë.