Horoskopi sot:

Dashi

Do të përjetoni një të diel të veçantë. Karizma dhe vullneti juaj do t’ju çojnë drejt suksesit gjatë orëve të ardhshme. Lajme të reja vijnë së shpejti. Duhet të jeni të guximshëm.

Demi

Këtë të diel do të ndjeni pak lodhje dhe morali do të jetë i ulët për shumë prej jush. Kalimi i Marsit në shenjën tuaj do t’ju bëjë të ndiheni të pafuqishëm. Mos u dekurajoni, ky moment do të kalojë shpejt dhe do të ktheheni në formë.

Binjakët

Për të lindurit në shenjën e Binjakëve nuk pritet një ditë e qetë, veçanërisht në këtë periudhë ku ka luhatje humori. Më mirë të merrni pak kohë për t’u çlodhur. Rimbushni veten me energji për fundin e muajit.

Gaforrja

Mund të keni probleme në familje dhe përplasje në vendin e punës. Mos u nxitoni, mendoni me kujdes kujt mund t’i besoni. Kafshoni gjuhën nëse është e nevojshme. Nuk ka kuptim të filloni argumente që nuk çojnë askund…

Luani

Kërkimi i vazhdueshëm për të shpirtin tuaj binjak po ju bën të humbisni fokusin nga objektivat dhe gjërat më të rëndësishme. Përkushtimi ndaj miqësive mund të jetë një antistres i shkëlqyer në këtë kohë.

Virgjëresha

Rezultatet e shkëlqyera të punës do t’ju bëjnë të ndiheni të qetë me veten dhe më të përmbushur gjatë orëve në vijim. Kënaqësi të reja do të vijnë së shpejti edhe në fushën ekonomike.

Peshorja

Nuk duhet vazhdoni të rikuperoni marrëdhëniet që janë përkeqësuar, por duhet të shihni përpara. Ajo që shkatërrohet nuk mund të riparohet gjithmonë, veçanërisht në dashuri.

Akrepi

Për momentin keni planifikuar dhe po ndodhin shumë gjëra, por nuk mund të kryeni asnjë prej tyre. Jepini vetes kohë, zgjidhni një qëllim dhe përpiquni ta arrini atë me qetësi dhe gjakftohtësi.

Shigjetari

Lodhja nuk ju ka trembur kurrë, gjithmonë keni ndërmarrë aventura të reja pa u menduar shumë, por tani është koha të mendoni dy herë para se të veproni. Edhe trupi juaj ka nevojë për një pushim. Relaksohuni.

Bricjapi

Për shumë prej jush po vijnë surpriza. Disa prej jush do kenë një dëshirë të madhe për të zgjeruar familjen. Angazhohuni, kjo është një periudhë e shkëlqyer për shenjën tuaj.

Ujori

Mos u shqetësoni shumë. Shijojeni jetën. Gjithmonë ka kohë për të menduar për gjërat negative. Pushoni mendjen dhe përkushtojuni vetes gjatë kësaj fundjave në mes të marsit.

Peshqit

Nuk duhet ta mundoni veten në punë, bëni pak gjëra, por që të jenë të sakta. Në çdo rast, nuk do të mund të realizoni ndryshimet që dëshironi përpara muajit maj.