Horoskopi sot:

Dashi

Do të merrni vendime të rëndëishmë në dashuri. Në punë priten ndryshime rrënjësore. Ndiheni konfuz, por kjo është normale. Ata që kanë ngecur për shkak të një çështjeje ligjore ose financiare do të fillojnë ta shohin të ardhmen me më shumë qetësi. Qëndroni pranë njerëzve më të afërt.

Demi

Pak tension në familje por mos u shqetësoni, fjalët tuaja do të dëgjohen. Nëse keni dyshime është më mirë t’i sqaroni dhe të mos I lini për të nesërmen. Shenjat me të cilat mund të keni më shumë probleme janë Luani, Shigjetari dhe Ujori. Mos e humbni durimin, qëndroni diplomatikë.

Binjakët

Do gjeni sërish forcë. Ka disa zhgënjime. Dikush do të hasë pengesa në projekte, ata që kanë pasur probleme ligjore ose financiare do vënë gjërat në vijë. Nëse ka tensione në familje, sqarojini më mirë të dielën. Takimet e reja romantike mund të mos jenë plotësisht bindëse.

Gaforrja

Do të ndjeni se po luftoni kundër gjithçkaje dhe të gjithëve, por mos kini frikë sepse ata që kujdesen vërtet për ju do të jenë në anën tuaj. Beqarët mund të kenë takime. Nëse dali probleme të rëndësishme, jini shumë të qetë, është më mirë të heshtni sesa të thoni gjërat e gabuara që nxisin polemika.

Luani

E shtuna është një ditë e veçantë, si për punë ashtu edhe për marrëdhëniet familjare. Ata që kanë pasur vështirësi do përpiqen t’i zgjidhin. Do keni dyshime për vazhdimin e një marrëdhënie pune. Nëse jeni të zemëruar ose të lodhur, duhet qetësohuni. Nëse dikush ju ka zhgënjyer, lëreni të shkojë.

Virgjëresha

Kjo mund të jetë dita e duhur për të bërë plane. Ata që kanë mundësi të sqarojnë disa situata familjare apo dashurie, mund të flasin lirshëm. Nëse keni dyshime, mundohuni të qartësoheni me veten dhe riorganizoni jetën tuaj. Pritet një rënie energjie në mbrëmje, tregoni kujdes nga i ftohti.

Peshorja

Veproni me qetësi dhe numëroni deri në 10 përpara se të merrni ndonjë vendim. Duhet të keni kujdes me shpenzimet. Është e mundur që muajt e parë të vitit të jenë të trazuar. Kini kujdes nga gjërat e pamundura. Tregohuni të hapur me partnerin pasi mund të keni vështirësi në jetën sentimentale.

Akrepi

Nëse ka pasur probleme në dashuri, kjo ditë ndihmon për të folur qartë. Duhet kujdes nga lodhja. Pritet rikuperim në dashuri dhe miqësi, veçanërisht nga e premtja. Në punë, ajo që po bëni tani mund të ndryshojë deri në maj. Disa programe nuk do të vërtetohen ose do t’i rifilloni.

Shigjetari

Shumë duhet të qetësojnë mendjen për mirëqenien e tyre. Do keni emocione pozitive dhe do eliminoni gjërat e tepërta. Rivlerësoni miqësitë dhe marrëdhëniet. Duhet të merrni një vendim drastik ose të bëni një bilanc të situates për lidhjet që keni. Tani është koha e duhur për të ecur përpara dhe për të përjetuar ndjesi të mira.

Bricjapi

Nuk jeni ju që keni ide të paqarta, njerëzit përreth jush nuk ndjekin direktivat tuaja. Ju nuk pyesni se çfarë po bëni, por me kë po e bëni! Nëse partnerët apo bashkëpunëtorët tuaj nuk ia vlejnë, mund të mendoni për një pikë kthese brenda pak muajsh. Sot dhe nesër do të ndihemi të lodhur.

Ujori

Ju nuk mund t’i toleroni imponimet, kështu që do të prireni të ndiqni vetëm idenë tuaj. Planifikoni një të dielë të lirë, të qetë, të këndshme për ta kaluar me njerëz inteligjentë. Hëna dhe Venusi do të jenë në shenjë, kështu që do të çlirohen emocionet pozitive gjatë orëve në vijim.

Peshqit

Dritë jeshile për emocione të bukura. Këtë të shtunë përjetoni ndjesi pozitive. Ata që kanë një histori të fortë mund të mendojnë edhe për një fëmijë ose një shtëpi. Njerëzit e ndarë duhet të ndalojnë së menduari për të kaluarën, sepse në muajt e ardhshëm mund të lindë një emocion i bukur.