Horoskopi sot:

Dashi

Do të keni një ditë të favorshme falë mbrojtjes së veçantë të yjeve. Beqarët mund të takojnë shpirtin e tyre binjak, ose ndoshta një miqësi do të kthehet në diçka më shumë. Në punë java është premtuese, mund të korrni suksese të mëdha. Bëni propozime, pasi do të merrni përgjigje pozitive.

Demi

Kjo e enjte do ju shoqërojë me humor të keq dhe tensione të forta në çift. Qëndroni të qetë dhe përdorni të gjithë diplomacinë tuaj. Në punë po jepni më të mirën, por kënaqësia dhe njohja nuk janë të mjaftueshme. Ju dëshironi të paguheni më shumë.

Binjakët

Në dashuri, bashkëfajësia është maksimale dhe po ashtu edhe zbehja e pasionit. Megjithatë, ju asnjëherë nuk keni pasur shumë erotizëm dhe harmoni me një partner në shtrat. Puna, nga ana tjetër, nuk sjell ndonjë gëzim të madh, por shumë dyshime dhe pak siguri.

Gaforrja

Kjo e enjte do të jetë një ditë e rëndësishme, veçanërisht nëse do ju duhet të bindni dikë për të mirën e punës suaj. Ju duhet të jeni të parët që besoni në aftësitë tuaja. Problemet e vjetra zgjidhen, por nëse po kërkoni diçka të re, mund të filloni nga e para.

Luani

Mund të bëni takime premtuese, si në punë ashtu edhe në dashuri. Në punë, deri në fund të muajit do t’ju kërkohet të merrni një vendim të rëndësishëm, thelbësor për të ardhmen tuaj. Përvishni mëngët.

Virgjëresha

Nëse nuk dëshironi të riktheni krizën në marrëdhënien tuaj, duhet ti kushtoni më shumë vëmendje. Mos e komplikoni jetën tuaj në mënyrë të panevojshme. Kaloni kohë me partnerin tuaj. Sa i përket punës, do të ndjeni dëshirën për një ndryshim.

Peshorja

Kishit kapërcyer disa mosmarrëveshje por tani ato po ju trokasin sërish në derë. Rregullojeni para se të jetë vonë, por në të njëjtën kohë qëndroni të qetë sepse jeni një grusht nervash dhe mund të humbni lehtësisht durimin. Pak dëshirë për të bërë gjëra në punë.

Akrepi

Ditë shumë premtuese në dashuri, po jepni më të mirën dhe rezultatet janë të dukshme. Mund të bëni njohje të reja ose ta ktheni një miqësi në diçka më konkrete dhe më të fortë.

Shigjetari

Kjo e sotmja do të jetë një ditë disi e qetë. E kaluara është e kaluara, mos u pendoni dhe mos u dëshpëroni nëse një histori nuk shkoi ashtu siç dëshironit. Duhet të shihni përpara dhe të mendoni për të ardhmen. Në fund të muajit, pasioni do të ringjallet.

Bricjapi

Beqarët mund të takojnë shumë shpejt shpirtin e tyre binjak. Yjet ju favorizojnë. Nëse keni dikë që pëlqeni, mos kini frikë t’i shprehni ndjenjat. Tregojuni të gjithëve aftësitë tuaja në punë. Mund t’i mbyllni gojën lakmitarëve.

Ujori

Në dashuri jeni të shqetësuar. Ka mosmarrëveshje dhe strese që duhen parë me kujdes dhe kapërcyer. Nëse punoni vetë, do t’ju duhet të bëni disa ndryshime të vogla. Do të shihni që së shpejti yjet do të shkëlqejnë përsëri në shenjën tuaj.

Peshqit

Në dashuri, përpiquni të jeni të matur dhe të mos flisni më shumë sesa duhet. Ka shumë entuziazëm por mos e teproni. Ju gjithmonë duhet t’i mbani këmbët fort në tokë. Mund të ketë zhvillime të reja interesante në punë, si propozime për të ndryshuar kompani apo fitime të reja.