Horoskopi sot:

Dashi

Hëna të premten është në kundërshtim me shenjën tuaj. Këshilla që mund t’ju jepet të shtunën është të ndani jetën profesionale nga ajo sentimentale, në të kundërt mund të lindin tensione ose situata të sikletshme.

Demi

Falë një drite të veçantë që ju përshkon të premten do të jeni magnetik dhe tërheqës, gjë e cila do t’ju bëjë të jeni joshës në dashuri dhe do të keni mundësi të vlerësoheni nga kolegë e bashkëpunëtorë në punë.

Binjakët

Me kalimin e Hënës te shenja e horoskopit mund të shikoni ndryshime pozitive në sektorin profesional. Biznese të reja do t’ju propozohen dhe situata alternative ju ofron mundësi të ndryshme për të bërë karrierë.

Gaforrja

Hëna në shenjën tuaj ju bën të keni dëshirë për paqe e qetësi. Do të jetë pikërisht Hëna që ju bën të jeni më romantik, sa që do të çudisni partnerin e në qoftë se jeni singëll, do të keni dëshirë të luani.

Luani

Këmbëngulja dhe ambicia do të jenë dy karakteristika që do të spikasin më shumë te ju të premten. Falë këtyre cilësive do të arrini rezultate të shkëlqyera profesionale, vetëm bëni kujdes me çështje të natyrës ekonomike. Në dashuri do të ndiheni mjaft euforik.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite, falë Hënës te shenja e Jupiterit ndjeheni të tërhequr nga argëtimet dhe nga të gjitha kënaqësitë e jetës, qofshin këto të mëdha ose të vogla. Lajme të mira vijnë dhe nga sektori profesional.

Peshorja

Hëna në transit tek shenja juaj mund t’ju bëjë të ndjeheni të trishtuar e në disa raste duke shfaqur tendencën për t’u dukur sikur jeni ju viktimat. Kurajë nuk është e mundur që të gjithë e kanë kapur me ju të premten!

Akrepi

Ju pret një moment pasigurie e ndoshta do t’ju duhet të shtyni për më vonë vendime të rëndësishme. Fati do t’ju ndihmojë dhe këtë do ta demonstrojë dhe pozicioni i formuar nga Hëna dhe Jupiteri.

Shigjetari

Aleanca midis Hënës dhe Mërkurit ju shoqëron drejt një dite të shkëlqyer sidomos nën profilin profesional. Përfitoni! Momente magjike dhe të paharruara parashikohen për ata që janë të dashuruar.

Bricjapi

Të premten mund të keni fat, në qoftë se vini ndonjë bast ose luani poker falë Hënës që ju jep intuitë të shkëlqyer. Në punë vëmendja dhe përqendrimi juaj do të jetë shumë i lartë ndaj personave që duan t’jua hedhin.

Ujori

Një qiell i favorshëm ju lejon të kaloni një ditë të bukur. Në punë do të jeni një vullkan idesh, projektesh dhe iniciativash. Paraqitet mirë dashuria, ku mirëkuptimi me partnerin do të jetë i shkëlqyer.

Peshqit

Do të ndjeheni në siklet në disa situata ose ndaj një sjellje të vendosur karshi personave që keni pak konfidencë. Mos u shqetësoni, tregohuni të natyrshëm dhe lërini gjëra të marrin rrjedhën e tyre.