Një tjetër çift në drejtësi i ka dhënë fund martesës. Bëhet fjalë për prokuroren e Shkodrës, Blerta Hamza dhe gjyqtarin e Vlorës, Enkel Peza, i njohur për vendime në favor të mafies së pronave Helidon Gjikokës, i cili sot është i lirë edhe pse grabiti kompeksin ‘Ambel’ në Dhërmi me dokumente false.
Portali Prapaskena sjell vendimin dhe deteja rreth ndarjes.
Është prokurorja Blerta Hamza ajo e cila ka kërkuar zgjidhjen e martesës me Enkel Pezën, të cilin e akuzon se nuk ka përmbushur detyrimet bashkëshortore.
Në padinë e dorëzuar në Gjykatën e Tiranës, Blerta Hamza ka deklaruar se marrëdhënia me Enkel Pezën ishte ftohur dhe se Peza kishte ndërprerë marrëdhënien bashkëshortore prej 8 muajsh.
Padia është pranuar nga gjykata në prill të vitit 2022, ndërsa Enkel Peza nuk ka shfaqur fare interes për procesin, duke mos marrë pjesë në asnjë seancë.
Në padi nuk jepen hollësi të tjera mbi arsyet e ndarjes, por gjyqtari i Vlorës, Enkel Peza, përflitet për një raport të dyshimtë me gjyqtaren e skandaleve të Gjirokastrës, Suela Dashin. Kjo e fundit është akuzuar nga Gjykata e Lartë se merr vendime në intimitet, në shkelje të procedurave dhe nën ndikimin kompromentues të prokurorëve. ‘Vendime në intimitet’ është një konstatim i paprecedentë i Gjykatës së Lartë për një gjyqtare.
Burimi: In-Front.org